Probleme për Galiç, prurje nga Kroacia për Laçin

Laçi luajti sot ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë kundër Naftëtarit, ndërkohë që titullar nga minuta e parë ishte edhe anësori kroati Ivan Galiç. Por për të nuk pati shumë minuta në lojë, pasi në mesin e pjesës së parë u zëvendësua.

Galiç ka ndjerë një shqetësim dhe ka lënë fushën e blertë. Në vend të tij u fut një tjetër lojtar që ka luajtur në Kroaci. Bëhet fjalë për mesfushorin anësor Ardit Deliu, i cili ka qenë pjesë e Hajdut Split II.

Futbollisti 21-vjeçar ka luajtur me Shqipërinë U17 dhe U19., ndërkohë që këtë verë zgjodhi të rikthehej në Shqipëri. Fillimisht iu bashkua Teutës, që e prezantoi, por në fund ka kaluar te Laçi. Në të shkuarën Deliu ka qenë pjesë e Besës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *