Probleme para Kombëtares, Endri Çekiçi do të humbasë ndeshjen e së dielës

Endri Çekiçi po kalon një sezon shumë të mirë me ekipin e Olimpik Ljubjanës, duke vazhduar suksesin e kampionatit të shkuar, ku në ndeshjet e fundit, arriti të bënte gjithçka mirë.

Në listën që do të publikohet në ditën e dielë nga Kombëtarja për dy ndeshjet e tetorit, pritet të ketë edhe risi. Mes tyre përfshihet edhe emri i Endri Çekiçit, megjithëse nuk duhet saktësisht nëse bëhet fjalë për listën e pritjes apo kryesore.

Sulmuesi shqiptar do të largohej nga minuta e 70 në humbjen me rezultatin 2-4 ndaj Mariborit. Mesa duket jo më kot trajneri e zëvendësoi si rrallëherë, pasi Çekiçi ka ndierë shqetësime. Madje trajneri i Olimpik Ljubjanës, ka konfirmuar se Çekiçi do të mungojë në ndeshjen e së dielës. Bëhet fjalë për një tendosje të muskujve që nuk e lë këtë futbollist që të gjendet në fushën e blertë.

Sigurisht, në pamje të parë nuk duket asgjë alarmante për një shqetësim të vetëm që mund t’i mohoj Kombëtaren, por edhe nëse do të thirret, Çekiçi do të jetë në kujdesin më në veçanti në kujdes e mjekëve. /Sport Ekspres/