Probleme në aeroport për Dortmundin, zbulohet shkaku i çuditshëm!

0

Shorti i Champions Ligës e vuri Borusian e Dortmundit përballë Totenhemit në një nga duelet më interesante të këtij raundi.

Ndeshja e parë zhvillohet nesër në “Wembley” dhe verdhezinjtë janë gati. Ekipi gjerman ka fluturuar sot drejt Londrës, por një episod i pakëndshëm ka ndodhur në aeroport.

Atyre u është dashur të presin, pasi dy lojtarë të ekipit kishin harruar pasaportat e tyre në shtëpi. Xhejdon Sanço dhe Abdu Dialo nuk kishin me vetë sendin më të rëndësishëm, ndërsa anëtarë të stafit të klubit gjerman i kanë shoqëruar ata nëpër shtëpitë e tyre për të mos humbur shumë kohë.

Asgjë serioze, thjeshtë pak humbje kohe për djemtë e Favre, të cilët janë detyruar të presin në aeroport, ndërsa fluturimi i ekipit është shtyrë me 20 minuta. Sulmuesi anglez dhe mbrojtësi francez kanë nxituar për të marrë pasaportat dhe Dortmundi ka fluturuar drejt Anglisë, aty ku nesër do të tentojë të hedhë një hap drejt kualifikimit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.