Probleme me ndriçimin në “Loro Boriçi”, ndryshon orari i ndeshjes Vllaznia-Skënderbeu

Ekipet e Superiores do të zbresin sërish në fushë fundjavën e ardhshme pë të luajtur edhe javën e 24-t të kampionatit. Siparin e ndeshjeve do e ulë derbi i kryeqytetit ditën e premte, ndërsa 4 takimet e mbetura do të luhen vetëm një ditë më pas. Por këtë herë do të ketë një ndryshim në orar. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Skënderbeut nuk do të zhvillohet në orën 17:00 siç edhe ishte planifikuar.

Një problem me ndriçimin e stadiumit “Loro Boriçi” ka sjellë ndryshimin e orarit dhe të dyja skuadrat do të duhet të hyjnë në fushë 3 orë më herët seç ishte planifikuar. Kështu Vllaznia-Skënderbeu do të luhet në orën 14:00, duke e çuar në 3 numrin e përballjeve në këtë orë, pasi atëherë luhet edhe Luftëtari-Laçi dhe Bylis-Flamurtari. Ndërkohë takimi mes Teutës dhe Kukësit do të mbetet i vetmi që do të zhvillohet në 17:00./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *