Probleme me kontratën, Gëce i “shkel syrin” Premier Ligës

Mario Gëce është futur në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e Dortmundit dhe rinovimi, duket shumë larg. Mesfushori gjerman është lojtari i dytë më i paguar te verdhezinjtë, pas Marko Rojs, por drejtuesit e klubit kanë vendosur që t’i ulin përfitimet për të rinovuar.

Gëce nuk ka pranuar dhe klubi gjerman e ka nxjerrë në shitje. Prej shumë kohësh tashmë, skuadra e Liverpulit ka shfaqur interes për 26-vjeçarin, pasi Klop është pro një ribashkimi, por Gëce kërkon një vend titullari, gjë që trajneri gjerman nuk ia ofron dot.

Sipas mediave britanike, skuadra që është gati t’i plotësojë kërkesat numrit 10 të Dortmundit është Arsenali. “Topçinjtë” e Londrës mund të sigurojnë kartonin e tij për 20-25 milionë euro, një shumë e kënaqshme për ta. Mbetet për t’u parë nëse Gëce do të largohet për herë të dytë nga Dortmundi. Këtë sezon, mesfushori luajti 26 ndeshje në kampionat, shënoi 7 gola dhe asistoi 7 herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *