Probleme me avionin privat të Leo Mesit gjatë fluturimit, detyrohet të kryejë ulje emergjence në Belgjikë

Avioni privat i Lionel Mesit mësohet të ketë bërë një ulje të detyruar ditën e sotme, teksa pati probleme me marshin. Sipas asaj që bën të ditur “The Sun”, avioni ishte nisur nga Brazili dhe kishte si destinacion Tenerifen, por nuk mund ta dërgonte udhëtimin deri në fund. Kështu piloti është detyruar të ulet në aeroportin “Zavantem” të Belgjikës.

Ndërkohë drejtuesi i avionit u përpoq të rinisej edhe njëherë drejt Tenerifes, por u rikthye sërish në Bekgjikë, teksa e kishte të pamundur të fluturonte. Ende nuk ka informacion për personat që mund të ishin brenda gjatë këtij udhëtimi, pasi nga ana e punonjësve të aeroportit belg nuk është zbuluar asnjë detaj në lidhje me këtë cështje. Gjithsesi avioni i përket yllit argjentinas, që nëse do ishte në të me siguri do të ketë përjetuar një situatë paniku, që do të donte ta largonte sa më parë nga kujtesa e tij./Sport Eksres/