Probleme ekonomike për klubin e Ostendes, e cilëson dështimin Guri si shkaktar

Ekipi i Ostendes në Belgjikë është duke kaluar një periudhë të vështirë fnanciare në Belgjikë, gjë që është reflektuar edhe në rezultatet e skuadrës përgjatë këtyre javëve. Ndërkohë në një artikull të medias belge “hnl”, si arsye e vështirësive financiare përfshihet ndër të tjera edhe emri i sulmuesit shqiptar Sindrit Gurit.

Ky i fundit u transferua për shifrën e 1 milionë eurove drejt ekipit të Ostendes, megjithëse numri i tij i golave duket se ka bërë që media në Belgjikë të dalë në konkluzionin se Guri nuk e ka justifikuar aspak këtë shifër. Madje e cilësojnë kalimin e tij drejt skuadrës që luan në elitën e Belgjikës si një transferim të dështuar./Sport Ekspres/