Probleme dhe abuzim me alkoolin, ja pse Duka dogji Malezanin!

0

Alberto Malezani, për ata që nuk e dinë, ka qenë goxha trajner. Punë, grintë, nerv e pasion. Ka drejtuar Fiorentinën, Parmën e shumë skuadra të tjera, në Itali e jashtë saj. i famshëm një fjalim i tij plot pasion kur drejtonte Panathinaikosin, kur zbrazi nervat me lojtarët përtacë e të padisiplinuar. Megjithatë, ka 3 vite që Malezani nuk drejton dhe kur emri i tij iu ofrua Shqipërisë, pati jo pak kuriozitet. Duka u tundua, kujtonte Malezanin plot energji, një motivues i madh, por edhe i ashpër kur duhej.

Megjithatë, sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, entuziazmi i Dukës u shua shpejt kur mësoi historinë e trishtueshme të trajnerit italian. Probleme familjare, një kantinë vere ku punon me vajzat e tij, por edhe pak abuzim me alkoolin, kontroll paksa i humbur mbi jetën e vet. Malezani po mundohet të rikthehet, por tani të gjithë kanë frikë t’i besojnë dhe Duka nuk e mori përsipër rrezikun. Ndoshta thashethemet po e marrin në qafë, sepse “Uragani në stol”, si quhet Malezani, nuk është nga ata trajnerë që punojnë me menaxherë alla Raiola, i thotë gjërat troç dhe në futboll, si në jetë, po fole troç, ke probleme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here