Privatizimi i Tomorit, sërish një vrimë në ujë

0

“U mbars mali e polli një mi”, kështu mund të përkufizohet ajo që po ndodh ne Berat, aty ku para pak ditësh u bë shumë zhurmë në lidhje me një privatizim të mundshëm të klubit Tomori, por gjithçka ngeci në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku nuk u gjet konsensus mes partive.

Sot është zhvilluar mbledhja e radhës në Këshillin Bashkiak dhe pas akuzave pa fund kohët e fundit, pritej me interes çfarë do prodhonte kjo mbledhje.

Në pak fjalë: asgjë për futbollin! Asnjë pikë në rendin e ditës nuk përfshinte diskutimin për procesin e privatizimit të Tomorit.

Me sa duket, kaq e pati edhe kjo “shashkë”, si shumë të tjera në Berat, aty ku futbolli është në koma dhe sportet e tjera nuk ekzistojnë fare.

Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak Nikoleta Manka deklaron thatë: “Nuk i di arsyet, nëse janë tërhequr përfundimisht nga privatizimi i klubit, apo përkohësisht për faktin se mungon kuorumi i votave“.

Ndërkaq, kryetari i grupit socialist në Këshillin Bashkiak, Alban Gjoka, deklaron: “Ne e prisnim me interes të madh këtë mbledhje dhe ishim përgatitur për debat, duke paraqitur fakte për keqmenaxhimin e klubit të futbollit dhe duke dhënë prova pse po luhet me privatizimin. Bashkia në ikje nuk ka të drejtë të kërkojë privatizimin, që do të kryhet nga Bashkia e ardhshme“.

EDI SPAHIU

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.