Pritjet e dyfishta të Strakoshës, nga porta te… rinovimi i De Vrij

12 pikë në 40 në total kanë ardhur nga aftësia e gardianit shqiptar, që duket sikur ka një jetë që mbron portën e Lacios, edhe pse u gjend aty rastësisht. Por, tani është edhe lider jashtë fushe

Formula “1”, Strakosha. Vrapon dhe frenon kundërshtarët. Është kthyer një “flash”, një makinë perfekte mes tre shtyllave. i jashtëzakonshëm në pritjen e fundit në Ferrara: hedhje, dora e zgjatur dhe në barin e gjelbër ende gjurmët e bërrylit të tij. Sa keq për dy golat e pësuar, sepse nuk mund të bënte dot asgjë, por donte që të mbante ndaj Spalit, për të katrën herë (mes kampionatit dhe Kupës), portën e paprekur.

Do të kishte qenë rekordi i tij personal, por tani duhet ta rinisë nga sfida me Kievon në “Olimpico”. Sa shumë rrugë ka bërë, që kur e ardhmja e tij dukej se do të ishte si një litar ku ecin ekuilibristët e cirkut. Sigurisht, fanella me numër “1” pas shpine është një traditë e familjes dhe atë kurrë nuk e ka frikësuar. Një portier që vitin e shkuar u gjend me dorashkat të veshura krejt rastësisht. Vinte nga një vit jo edhe aq i bukur te Salernitana.

Kishte luajtur vetëm 11 ndeshje në Serinë B, pa lënë mbresa. Tani, porta e “xhaxhait” Thomas nuk preket. Nga aty, maksimumi, deri në fund, mund të hapet një boshllëk për Champions. Po, sepse ndërhyrjet e tij janë kthyer në një vlerë të shtuar në luftën për një zonë të çmuar: pritja ndaj Sasuolos, Juventusit, dy skuadrave të Xhenovas, me Atalantën dhe Interin vlejnë të paktën 12 pikë në 40 total. Shtoni edhe 20 ndeshje dhe 39 pritje nga jashtë dhe 32 brenda zonës, për të kuptuar se shqiptari është një që rrjetën e tij e ruan më mirë se sa ne topin kur ishim fëmijë. Dhe, është përmirësuar edhe shumë në dalje.

Madje, tani, në moshën 22 vjeç, është bërë lider. Nuk e besoni? “E binda unë De Vrij që të qëndronte”. Ka stopuar, pra, edhe largimin e mundshëm me parametra zero të mbrojtësit. Një mision i kryer në Dubai.

Nuk do të ketë nevojë as për zbarkimin e agjencisë Seg për të mbyllur rinovimin: akord dhe klauzolë 25 mln euro, kontrata që vjen nga Holanda dhe Stefan e firmos. Jo vetëm kaq, por Strakosha bëhet edhe një “baba”, edhe pse është tepër i ri: tani pret dhe i uron mirëseardhjen blerjes së re, Martins Kaseres me një “Mirëseerdhe Martin”. Dhe të mendosh që kushtoi vetëm 750 mijë euro. Tani vlen të paktën dhjetëfish. Dikur thanë se ishte “i përkëdheluri” i Igli Tares, ndërsa sot mund të thonë me plotgojë se Strakosha “përkëdheli” Taren me paraqitjet e tij, ndryshe nga Greqia rruga për në Romë do të përfundonte në spondën verdhekuqe, në krahun tjetër të lumit Tevere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *