Pritja merr fund, Totenhem zbulon datën e inagurimit të stadiumit të ri

Totenhemi i zhvillon ndeshjet e saj si pritëse prej kohësh në “Ëembley”, pasi shtëpia e tyre e re është në ndërtim. Inagurimi i stadiumit të ri është shtyrë shumë herë, por tashmë duket se pritja do të marrë fund. Së fundmi, klubi në një njoftim zyrtar ka bërë të ditur datën e hapjes.

Siç thuhet në njoftim, do të luhen dy ndeshje testuese, përpara se stadiumi i ri të presë yjet e ekipit të parë. Fillimisht do të luajë ekipi U-18 në datën 24 mars, ndërsa ndeshja e dytë testuese do të jetë një përballje mes legjendave të klubit, e cila do të zhvillohet me 30 mars.

Pas ndeshjeve testuese, pritet që të jepet dhe një njoftim tjetër për ndeshjen e parë që ekipi i parë do të luajë në shtëpinë e re, e cila pritet që të jetë gati për të pritur çerekfinalet e UEFA Champions League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *