Tirana do qendërmbrojtës, Dajan Shehi në dorë të Memës

Mbrojtësi 22 vjeçar nga Elbasani, Dajan Shehi, i cili në sezonin e kaluar luajti me Kastriotin në Kategorinë Superiore, është drejt hapit të madh në karrierën e tij. Burime pranë klubit të Tiranës konfirmuan për SportEkspres.com se Shehi mund të vishet bardheblu për sezonin e ri.

Forma e mirë që ai tregoi me Kastriotin në sezonin e kaluar, edhe pse kaloi një dëmtim gjatë muajit prill, ka tërhequr vëmendjen e klubit të Tiranës, që kërkon të përforcojë repartin e prapavijës. “Gjatë javës që po mbyllim, drejtuesit e klubit tonë i kanë bërë një ofertë mbrojtësit Shehi, por deri tani nuk ka asnjë akord mes palëve”, u shpreh një burim pranë klubit bardheblu, çka e bën edhe më sigurt lajmin e kalimi të mbrojtësit elbasanlli te skuadra e Tiranës. Gjithsesi duhet që trajneri Mema të thotë fjalën e fundit.

Në karrierën e tij Dajan Shehi ka luajtur me edhe me Elbasanin e Teutën. Këta të fundit, edhe pse mbrojtësi kishte edhe një vit kontratë, e ka lënë të lirë. Mbrojtësi ka provuar një eksperiencë me Hajdukun e Splitit në Kroaci, teksa durrsakët e huazuan për gjashtë muaj dhe verën e shkuar u kthye në Shqipëri.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *