Priten edhe dy “goditje” për merkaton e Kukësit

0

 

Drejtuesit e klubit kërkojnë të sigurojnë organikën për sezonin e ri. Dy afrime të fundit mbyllin merkaton e verilindorëve

Kukësi është i përqendruar aktualisht te finalja e Superkupës kundër Skënderbeut, një trofe i cili kërkohet të fitohet nga ana e verilindorëve për të nisur më së miri sezonin e ri. Ndërkohë që skuadra është duke u përgatitur për këtë objektiv, krerët e klubit kuksian janë aktivë për sa i përket merkatos. Pas disa largimeve që kanë ndodhur së fundmi në radhët e Kukësit, tashmë kërkohet jo vetëm plotësimi i vendeve të lëna bosh, por përforcimi i organikës në maksimum. Nga sa mësohet, merkatoja e Kukësit nuk ka përfunduar ende, pasi priten edhe dy afrime të reja. Nuk bëhen të ditur emrat e lojtarëve që mund të veshin fanellën e Kukësit në sezonin e ri, ndërsa me shumë mundësi bëhet fjalë për një qendërmbrojtës dhe një mesfushor. Kjo pasi reparti i sulmit dhe portës janë tashmë të kompletuar, ndërsa largimi i Malotës dhe “firot” e ndodhura në mesfushë duhen plotësuar me të tjerë lojtarë cilësorë. Dy afrimet e fundit me të cilat Kukësi do të mbyllte merkaton e verës, pritet të zyrtarizohen pas finales së Superkupës kundër Skënderbeut, duke qenë se aktualisht, skuadra dhe i gjithë stafi është i përqendruar te ky objektiv.

STËRVITJA-Kukësi nuk ndalon përgatitjet. Skuadra me fillimin e javës ka marrë planin e ri stërvitor që është mjaft i ngarkuar. Trajneri Ernest Gjoka do të punojë me dy seanca stërvitore. Gjatë paradites, ekipi vijoi dje me përgatitje force në palestër, ndërsa pasdite, programi stërvitor përfshinte përgatitjet në fushën e gjelbër ku trajner Gjoka pati mundësinë që të implementojë idetë e tij te lojtarët që kishte në dispozicion.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image