Pritej në Shijak, Mëllugja zgjedh Superioren: Kam firmosur!

0

Ditë më parë, tek Erzeni deklaruan se kishin hyrë në bisedime me mesfushorin matjan të Besës, Donald Mëllugja. Madje të martën paradite ai pritej që të firmoste me shijakasit, por nuk ka ndodhur kështu. Vetë Mëllugja deklaron për SportEkspres.com se ka nënshkruar me një skuadër në Kategorinë Superiore dhe pikërisht me Bylisin e Ballshit.

“E pashë më të arsyeshme ofertën që më bëri klubi i Bylisit. Pa hezituar kam nënshkruar të hënën në mbrëmje një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Zgjodha Bylisin, jo vetëm se është skuadër e Kategorisë Superiore e do kishte prioritet para atyre në Kategorinë e Parë, por edhe për synimet ambicioze që ka kjo skuadër në këtë sezon”, theksoi mesfushori Mëllugja.

Ai flet edhe për ofertën e marrë nga Erzeni: “Unë i falenderoj drejtuesit e skuadrës së Erzenit, sepse ishin të parët në këtë merkato që më kontaktuan. Ata kërkuan që unë të bëhesha pjesë e kësaj skuadre për sezonin e ri. Besoj se duhet të më mirëkuptojnë në këtë zgjedhje personale, ndërsa në skuadrën e re do tregoj vlerat e mia më të mira”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.