“Prisni, mos e shisni Ikardin”, prapaskena e fundit nga Italia!

Mauro Ikardi me gjasa do të largohet nga Interi dhe janë disa klubet që e duan sulmuesin argjentinas. Momentalisht Juventusi është klubi që e dëshiron më së shumti dhe së fundmi, drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratiçi, është takuar me Uanda Narën në Ibiza.

Zyrtari i Juventusit, sikurse raporton Gianluca Di Marzio në Itali, i ka kërkuar agjentes së Ikardit, njëkohësisht edhe bashkëshortja e tij, që të frenojë për pak kohë shitjen e sulmuesit te Napoli. Këta të fundit kanë gati 60 milionë euro plus bonuse.

Paratiçi ka garantuar se për pak javë do të bëjnë një ofertë tek Interi, por fillimisht duhet pritur të shesin Gonzalo Higuain dhe Mario Manxhukiç. Narës i është bërë e qartë se Juventusi e dëshiron me ngulm Ikardin në ekip. Edhe vetë sulmuesi e do këtë lëvizje.

Gjithsesi kjo situatë e krijuar nuk i shkon për shtat Interit, që nga ana tjetër duhet të gjejë pasuesin e argjentinasit. Romelo Lukaku është dëshira e merkatos, por Mançestër Junajtid pret milionat dhe pa shitur Ikardin Interi nuk mund të bëjë një ofertë. Koha është në disfavor, pasi në Angli merkato mbyllet me 8 gusht dhe “Djajtë e kuq” nuk mund të heqin dorë prej belgut në ditët e fundit të merkatos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *