Prisni kualifikimin! Çfarë liste e frikshme nga Shqipëria e Dedes, merr 3 lojtarë nga U-21

Një listë e frikshme vjen nga Shqipëria U-19, ndërsa do të zhvillohen edhe kualifikueset e Europianit. Në grup do të luajmë ndaj Islandës, Belgjikës dhe Greqisë. Por duke parë emrat e përfshirë në listën tonë, nuk duhet t’i frikësohemi askujt dhe duhet të tentojmë kualifikimin.

Madje që më parë kjo Shqipëri e cila drejtohet nga Deda ka bindur në të gjitha aspektet, me rezultat dhe lojë. Kuqezinjtë arritën të fitonin me reuzultatin 3-1 ndaj Polonisë së fundmi, ku u veçuan emra si Marvin Cuni që është pjesë e Bajernit, Ernest Muci apo edhe Brijan Ibrahimi. Më kryesori, por që Shqipëria e Dedes nuk e pati për shkak dëmtimi ndaj Polonisë, është Armando Dobra.

Një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme dhe i aftë për të dribluar në çdo sekondë. Këtyre emrave u shtohen  edhe tre lojtarë që Dede arriti t’i merrte nga U-21 i Shqipërisë si Angelo Ndreca, Emiliano Bullari dhe Armando Broja. /Sport Ekspres/

Lista e plotë

Livio Malaj

Ilir Dabjani

Aldo Bushi

Cristian Shiba

Egzon Shima

Klajdi Pici

Omar Hoxha

Angelo Ndrecka

Aleksandro Sadikaj

Kledis Hida

Blerind Morina

Ledio Beqja

Arinald Rrapaj

Bernard Karica

Kleis Bozhanaj

Ergi Ajazi

Ernest Muci

Marvin Cuni

Emiliano Bullari

Brijan Ibrahimi

Armando Broja

Armando Dobra