Prishtinë e fortë, historia mund të shkruhet në Mitrovicë

Prishtina mund të festojë sërish, por janë edhe 90 minuta për t’u luajtur. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa barazoi pa gola në transfertë me luksemburgasit e Fola Esh dhe ky rezultat u shkon për shtat bardhekaltërve.

Skuadra shqiptare e Kosovës u përpoq të shënonte gol, pasi do të kishte shumë vlerë duke qenë se luhej jashtë, por nuk e arriti qëllimin. Me këtë rezultat kualifikimi në raundin e dytë shtyhet për sfidën e javës së ardhshme në Mitrovicë.

Djemtë e drejtuar nga Mirel Josa do tentojnë të përsërisin atë që bënë në ndeshjen ndaj Europa. Normalisht shkalla e vështirësisë është mjaft e lartë, por do tentohet kualifikimi, që vjen me një fitore çfarëdo. Për Prishtinën dhe klubet e Kosovës do të ishte një rezultat historik kalimi i dy tureve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *