Prishtina ngjyros derbin bardhekaltër, rimerr vendin e dytë

0

Prishtina ka “marrë hak” për humbjen e 18 shkurtit, duke mposhtur Flamurtarin 3-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e prapambetur. Derbi i kryeqytetit dardan është veshur me ngjyra bardhekaltër. Tre pikë për ekipin e Josës dhe festë për “Plisat”.

Golat e fitores janë shënuar nga Meriton Korenica (dygolësh) dhe Mario Morina. Prishtina zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 16-të me anë të Korenicës. Gjashtë minuta më vonë ka ardhur edhe dyfishimi i rezultatit.

Morina ka gjetur rrjetën. Sulmuesi ka shfrytëzuar daljen e gabuar të portierit mik, duke vulosur fitoren. Goli i tretë ka ardhur në fillim të pjesës së dytë. Gëzim i dyfishtë për Korenicën, i cili gjen golin e dytë personal dhe të tretin për Prishtinën. Kjo fitore e ngjit ekipin e Josës në vendin e dytë me 50 pikë, pesë larg Feronikelit kryesues, ndërsa Flamurtari renditet në vendin e nëntë me 28 pikë.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 23
E mërkurë, më 27 mars, ora 14:00

Prishtina-Flamurtari 3-0
Shënues: Korenica 16’, 56’. Morina 22’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.