Prishtina mundet nga kampionët e Danimarkës, por objektivi arrihet

Z-Mobile Prishtina është mundur në shtëpi nga kampionët e Danimarkës Bakken Bears me rezultatin e përgjithshëm 77 – 100. Ndeshja u zhvillua në kuadër të fazës së grupeve të “FIBA Euro Cup”.

Prishtina e filloi në mënyrë të përkryer takimin, duke fituar pjesën e parë me rezultatin 27:16, por danezët përmbysën gjithçka në të dytën me rezultat 12:29.  Vizitorët më pas thelluan diferencën duke dominuar dhe në pjesën e tretë dhe të katërtën.

Pavarësisht humbjes Kosova ia ka dalë të kalojë në fazën tjetër të “FIBA Euro Cup”, duke u renditur në vendin e dytë në Grupin E.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *