Prishtina kualifikohet me penallti, goleada të Lirisë dhe Gjilanit

Drenica-Prishtina ishte përballja më interesante në Digitalb Kupa e Kosovës. Kjo përballje u mbyll pa gola, ndërkohë që edhe në shtesë asnjë skuadër nuk ia doli dot të shënonte. Gjithccka u vendos pas gjuajtjes së 11-metërshave. Bekaj priti dy penallti dhe skuadra kryeqytetase kaloi tutje me rezultatin 5-6

Gjilani ka kaluar në raundin tjetër vetëm në shtesë, pasi koha e rregullt kundër Sharrit u mbyll 2-2. Më pas të kuqtë shënuan katër herë të tjera dhe u kualifikuan. Liria e Prizrenit ka kaluar pa probleme Lugun e Baranit, madje duke i shënuar plot 11 gola.

Onixi eliminoi Fushë Kosovë, pasi fitoi 2-3. Ballkanit i ka mjaftuar goli i Berishës në takimin me Drenasin, kurse Ferizaj nuk është kursyer ndaj Vllaznisë (6-2). Dukagjini nuk e ka diskutuar Arbërinë, duke e mundur 3-1.

Besa e Pejës ka përparuar në Kupë, duke mundur 1-2 Vllazninë e Pozheranit. Flamurtari likuidoi KEK-in, ndërsa Istogu Ramiz Sadikun. Vushtrria ka dalë nga Kupa, pasi Kika e mundi 2-0.

DIGITALB KUPA E KOSOVËS

Vllaznia Pozheran – Besa 1-2
Drenica – Prishtina 0:0 (5-6 me penallti)
Fushë Kosova – Onix 2-3
KEK-u – Flamurtari 0-1
Shënues: Shillova 85’
Istogu – Ramiz Sadiku 3-1
Shënues: Krasniqi 68’, Fetahu 76’, Ademaj 81’
Drenasi – Ballkani 0-1
Shënues: Berisha
Sharri – Gjilani 2-5
Shënues:  / Halili 13, Kqiku 75’, Kastrati 92’, Perez 94’, Nika 103’, 113\
Ferizaj – Vllaznia Zh 6-2
Shënues: D. Gashi, Marku, Haxhaj, Hamiti, Dautaj(2).
Lugu i Baranit – Liria 0-11
Bashkimi – Vëllaznimi 0-3
Dukagjini – Arbëria 3-1
Kika-Vushtrria 2-0
Shënues: Syla, Ferati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *