Prishtina do historinë, kërkon turin e dytë në Europë

Prishtina bëri gjithçka mirë në turin e parë ndaj Europa FC duke arritur kualifikimin për në turin e parë, megjithatë skuadra nga kryeqyteti i Kosovës nuk do të ndalet me aq. Normalisht që shkalla e vështirësisë rritet me kalimin  tureve, por sot ekipi i Prishtinës zbret në fushë me mjaft optimizëm.

Duhet thënë që shorti nuk u tregua dhe aq i ashpër me ta, pasi rezervoi përballjen me skuadrën nga Luksemburgu, Fola Esch, që edhe pse është një skuadër e një vendi të vogël ka një histori të madhe në vendin e saj, kjo për  faktin e ka 10 trofe, 7 tituj dhe 3 Kupa.

Edicionin e shkuar Fola Esch arriti që të kalonte dy ture, ndaj nuk do të jetë aspak e lehtë për të besuarit e Josës. Prishtina do të tentojë që sot të marrë një rezultat sa më favorizues, për ta shtyrë çështjen e kualifikimit një javë më vonë në arenën “Adem Jashair”. Ndeshja luhet sot në orën 18:00 në stadiumin “Emile Mayrisch”,  me një kapacitet prej 4900 vendesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *