Prindërit i vënë fëmijës emrin “Grizman Mbape”, ndërhyn shteti francez

0

Një çift francez i fiksuar mbas futbollit ka tronditur opinionin francez me emrin e çuditshëm që i kanë vendosur djalit të tyre të porsalindur. “Grizman Mbape” është emri i regjistruar në dokumente zyrtare të foshnjës. Por, kjo ide e prindërve nuk ka kaluar pa reagimin e punonjësve të shtetit francez.

Sipas “afp”, punonjësit social të qytetit të Brives, ku jeton çifti, kanë paditur prindërit, pasi sipas tyre emri i fëmijës është i papërshtatshëm. Me shumë gjasa gjykatësi i çështjes do të detyrojë prindërit të gjejnë emër tjetër për fëmijën e tyre.

Rasti në fjalë ka bërë bujë në të gjitha mediet franceze dhe të gjithë po shpresojnë që foshnjës t’i vendoset një emër normal, që nuk do ta bënte objekt talljeje në të ardhmen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.