Princi saudit me sytë nga klubi anglez, 3 miliardë paundë në lojë

Princi i kurorës së Arabisë Saudite Mohamed Bin Salman, është një ndër njerëzit më të pushtetshëm në planet. Prej disa vitesh babai i tij ia ka besuar atij frerët e shtetit të pasur me rezerva nafte dhe 33-vjeçari ka kryer një mori reformash që kanë pasur ndikim jo vetëm në Arabinë Saudite, por edhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Bin Salman është personi që jep “dritën jeshile” për çdo investim që kryhet me fondet e thesarit të shtetit arab, që kap një vlerë të jashtëzakonshme prej 850 miliardë dollarësh. Sipas “Daily Star” këto investime mund të shtrihen dhe në industrinë e futbollit, ku objektivi i princit arab është klubi më i trofeshëm në Angli, Mançester Junajtid.

                          Pronarët aktual të Mançester Junajtid – Vëllezërit Glejzër

“Djajtë e Kuq” për shumë se një dekadë janë në pronësi të familjes amerikane Gllejzër. Prej disa vitesh Junajtid nuk po gjen sukses në kampionatin anglez dhe bilancet financiare janë rënduar ndjeshëm. Një ofertë prej 3 miliardë paundësh do të bënte që amerikanët të “dorëzonin çelësat” në sekonda, por bisedimet sapo kanë filluar dhe mund të duhet kohë për t’u arritur në një marrëveshje.

                              Mohamed Bin Salman – Princi i kurorës së Arabisë Saudite

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *