“Princi” Boateng larg Sasuolos, gati firma me gjigantin italian

0

Kevin Prins-Boateng do të largohet nga skuadra e Sasuolos këtë verë, por jo nga Serie A. Siç raportojnë mediat italiane, mesfushori ganez ka gjetur akordin me Fiorentinën.

Ekipi vjollcë është në kërkim të një mesfushori me eksperiencë dhe Boateng shihet si futbollisti i duhur. Sezonin e shkuar, Boa u rikthye në Serie A duke nënshkruar për Sasuolon, por në janar, u huzua te Barcelona, transferim që u konsiderua si më i çuditshmi i muajit janar.

Pas gjashtë muajsh si katalanas, Boateng u rikthye te Sasuolo këtë verë, por duket se nuk do të qëndrojë gjatë. Bisedimet mes Sasuolos dhe Fiorentinës janë drejt fundit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.