Prezenca e Mkitarjan në finale, merret vendimi zyrtar për armenin!

0

Finalja e madhe e Europa Ligë do të luhet mes Arsenalit e Çelsit dhe është caktuar prej kohësh që do të zhvillohet në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit.

Që në momentin që është caktuar Baku si pritës i finales, tek Arsenali është diskutuar gjithmonë prezenca e Henrik Mkitarjan, pasi ky i fundit është armen dhe Azerbajxhani e Armenia janë në konflikt prej kohësh.

Në momentin që Arsenali siguroi pjesëmarrjen në finale, në UEFA dhanë garanci që do të bëhej gjithçka që Mkitarjan mos ta humbiste finalen, por me sa duket diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Ditën e sotme, klubi londinez ka njoftuar se Mkitarjan nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të udhëtojë për finalen e madhe, për arsye sigurie. Mungesë e madhe për ekipin e Emeris.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.