Prezantuesja e emisionit sportiv rrëfehet: Kam provuar kek me hashash, 2 orët e para me të qeshur dhe pastaj vetëm qaja

Prezantuesja e emisionit sportiv në “Ora Sport”, Albana Bejko, ka rrëfyer një moment të veçantë gjatë kohës që ka jetuar në Holandë. Pikërisht në vendin ku janë të legalizuara substanca narkotike, por sigurisht që me masë.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Bejko ka treguar se ka provuar kekun me hashash. Shenjat e para ishin të bukura për prezantuesen, duke qeshur dhe lumturuar, por më pas nuk e ka përjetuar aspak mirë.

“E kam provuar në Amsterdam, jo hashash tamam, por një kek me përzierje me hashash. Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar më parë. Ne e hëngrëm kekun dhe morëm ato varkat e Amsterdamit dhe bëmë xhirot nëpër kanale.

Na u duk sikur nuk po na zinte, por pas 30 minutash dha atë efektin e vet. E di që kam qeshur 2 orët e para dhe më pas në pjesën tjetër kam qarë për gjithë pjesën tjetër që nuk kam qarë ndonjëherë në jetë. Në atë kohë kisha një të dashur dhe e kisha përballë, nuk e kuptova por që m’u duk sikur nuk e doja. Ishte efekti i hashashit”, tha Bejko. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *