Prezantohen Tafili-Kalari: Eshte privilegj!

1

Partizani ka prezantuar sot ne ambjentet e klubit dy blerjet me te fundit, Kalari dhe Tafili, teksa eshte mbajture dhe nje konference per shtyp, ku ka folur trajneri Starova, por edhe dy blerjet e reja. Gjithcka eshte postuar ne faqen zyrtare te Partizanit ne Facebook.

 

SULEJMAN STAROVA: PERFORCIMI I SKUADRES NE KUADER TE OBJEKTIVIT TITULL

“Të dy lojtarët e sapo ardhur në rradhet e të kuqve janë profesionist dhe unë i njoh mjaft mire, duke qënë i sigurt në aftësit e tyre dhe kontributin që do japin për ekipin. Konkurenca është pozitive për skuadrën. Objektivat tona janë të qarta dhe mbetën kupa dhe titulli kampion, por aktualisht primare kemi përfaqësimin sa më pozitiv në Europa Ligë. Gjendja e ekipitparaqitet positive, kjo u testua edhe në miqësoren e zhvilluar në Ohër ndaj Renovës, por sigurisht është akoma herët për të folur për këtë pjesë. Aktualisht po zhvillojmë një program stërvitor intensiv dhe mjaft efektiv”.

RENALDO KALARI: NDIHEM I NDERUAR TE JEM PJESE E KETIJ EKIPI LEGJEND

“Jam I nderuar që jam zyrtarisht pjesë e klubit më të madh në Shqipëri. Dua përzemërsisht të falenderoj të gjithë stafin drejtues për mirbesimin e dhënë dhe në veçanti profesor Starovën. Ju premtoj që do jap maksimumin tim për të arritur objektivat tona që janë të qarta, titulli Kampion dhe Kupa. Me tifozët kam biseduar dhe i kam premtuar që do jap më të mirën time dhe nuk do i zhgënjej. Edhe për atë pjesë tifozësh, të cilët ende nuk kanë krijuar besim te mua dua t’ia pohoj që fusha e lojës do ti tregoj vlerat e mia si futbollist profesionist”.

ALSID TAFILI: DO E PERFAQESOJ FANELLEN E KUQE DENJESISHT

“Të jesh pjesë e këtij klubi legjendar eshtë privilegj dhe ju siguroj që fanellën e kuqe do e përfaqësoi denjësisht.Do jap maksimumin tim për të arritur objektivat e vendosura nga klubi. Konkurenca brënda ekipit i bën mirë jo vetëm skuadrës por dhe vetë lojtarëve”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.