Pretendon se Mesi ka ndërhyrë në formacion, ylli i Barçës kërkon largimin

Nelson Semedo dhe Serxhi Roberto gjatë gjithë sezonit kanë diksutuar formacionin në krahun e djathtë të mbrojtjes. Roberto është i rritur te klubi katalanas, ka një lojë ofensive më të mirë, por nuk të jep siguri në pjesën difensive. Semedo u ble për 30 milionë euro nga Benfika. Portugezi është më mirë në fazën mbrojtëse, por nuk ka atë aktivitetin e vazhdueshëm në sulm si të Robertos.
Gjatë sezonit, Valverde ka preferuar më shumë spanjollin e La Masias. Ky fakt e ka zhgënjyer Semedon. Lajmet nga Spanja thonë se ai ka kërkuar largimin nga Barcelona gjatë kësaj merkatoje. Fajtor i kësaj nuk është vetëm Valverde, por edhe Mesi. “Diario Gol” raporton se mbrojtësi i krahut mendon se ylli argjentinas është shkaku i mosaktivizimit të tij. Ai hamendëson se Mesi ka ndërhyrë që Roberto të luajë në gjysmëfinalen e dytë ndaj Liverpulit.
Në fakt futja e spanjollit rezultoi një dështim i madh, pasi ai regjistroi gabime të njëpasnjëshme në duele. Në ndeshjen e parë me futjen e Semedos rrezikshmëria e kundërshtarit u ul ndjeshëm dhe Barça fitoi stabilitet. Megjithatë, me shumë mundësi Valverde ka qenë duke parë ëndërr dhe jo ndeshjen, pasi edhe në ndeshjen e dytë zgjodhi Roberton. Ose ka dëgjuar fjalën e Leos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *