Presnel Kimpembe, “dashuri me shikim” të parë në Paris!

0

“Shën Valentini” në Paris! Një natë e bukur për t’u dashuruar. Mbrëmje romantike në restorant? Jo, më mirë “Parc de Princes”. Tema e mbrëmjes: Champions League. Dhe ja që vjen “shkëndija”… Të gjithë të dashuruar dhe të joshur me shumë thjeshtësi. Apo jo, Mesi? Sepse qendra e mbrojtjes së PSG është një bunker. E ndaluar të kalosh linjën. Ok, “është meritë e Tiago Silvës”… Jo edhe aq, sepse protagonisti është një tjetër: Presnel Kimpembe. Një debutues. Në ndeshjen e parë në Champions. Dhe për këtë rast, profesor Emeri i jep një detyrë aspak të lehtë: t’i vërë fre fantazinë, potencialit dhe talentit të MSN-së. Mesi, Suarez, Nejmar. Një “mission impossible”, në start.

Hera e parë e zjarrtë. Tiago Silva jashtë për një problem muskulor. Markinjosit i mungon shoku i ekipit. SOS. Por, s’ka alarm. Emeri thërret “le petit” (“vogëlushi”). Është radha e tij, Presnel. Mbrojtës i rritur dhe formuar në shtëpi. Harrojini miliardat e shpenzuara, këtu jemi në produktin “bio”. Karta e identitetit? 1995… Talent në formim e sipër: 188 centimetra. Fytyra e një adoleshenti.

Të paaftë. Të stopuar nga Kimpembe. Që nuk dridhet, por luan shumë qetë. “Një ëndërr që realizohet”, do të thotë në fund të ndeshjes. Shah mat “tiqui-taca”-s. Hakmarrja e Unai Emerit pas shumë humbjeve në kampionat kur stërviste Seviljen. Një kryevepër, pikërisht e pikturuar në një mbrëmje të veçantë dhe jo shumë larg muzeut të Luvrës.

Sigurisht, Di Maria, Kavani, Verrati dhe Rabiot kanë meritat e tyre, gjithashtu, por këtu po flasim për një debutues, që në fushë u duk si veteran.

Perfekt në zonë: “Përpara ndeshjes, shokët më dhanë shumë këshilla”. Dhe ai i dëgjoi. i rritur në veriun e Parisit dhe i “përkëdhelur” nga familja, mik i Kingsli Komanit, me të cilin në sezonin 2013/2014 kishte provuar Europën. Në Youth League, sigurisht. Të eliminuar në çerekfinale ndaj Real Madridit. Debutimi? Në 2014-n, duke marrë vendin e Tiago Motës. Më pas, ngjitja drejt suksesit. Gjashtë ndeshje sezonin e shkuar, start protagonisti këtë vit.

Ja çfarë ndodh në verë: David Luiz? Ikën. Kthehet në Angli dhe PSG nuk do t’ia dijë për këtë humbje të madhe. “Në vend të tij?” S’ka merkato, talenti i bërë në shtëpi është gati. Besim total Presnel. Dhe një rritje rroge marramendëse. Fitonte 7000 euro vetëm dy muaj më parë, ndërsa tani ka shkuar në 180 mijë në muaj. Titullar, personalitet dhe shumë vendosmëri. “Nëse do ta krahasoja me dikë, do të thosha Kompani”, fjalë e Tomas Meunier, një tjetër që s’bën shaka. Deshamp buzëqesh, mbrojtja e “gjelave” do të këndojë edhe për shumë kohë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here