Presioni ndaj Ikardit, Interi kërkon “mbretin” e dhjetorit

0

Interi po kërkon një emër për repartin e sulmit dhe drejtuesit e klubit kanë një dëshirë. Emri zbulohet nga “Sportmediaset” dhe ai është Duvan Zapata. Kolumbiani i Atalantës po kalon një formë fantastike, ka shënuar 13 gola këtë sezon me ekipin bergamask (10 gola dhe 3 asiste vetëm në kampionat), ndërsa tetë i shënoi vetëm në muajin dhjetor.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë shumë të mira dhe Interi po tenton të ofrojë gjigantin e sulmit, i cili do të zëvendësonte Mauro Ikardin. Kapiteni nuk ka rinovuar akoma kontratën me zikaltrit, por nëse vazhdon të qëndrojë, Spaleti do të kishte në duar një dyshe të frikshme përpara: Ikardi-Zapata.

Duvan Zapata

27-vjeçari është huazuar për dy vite nga Sampdoria tek Atalanta, që ka të drejtën e blerjes për shumë e 26 milionë eurove. Nëse palët arrijnë akordin, Interi është gati të dërgojë Lautaro Martinez në ekipin e Berishës dhe Gjimshitin me Zapatën që do të transferohej në Milanon zikaltër.

 

RENDITJA E MUAJIT DHJETOR

Duvan Zapata (Atalanta) 8 gola në 5 ndeshje: 1 gol çdo 54 minuta

Leo Mesi (Barcelona) 6 gola në 4 ndeshje: 1 gol çdo 60 minuta

Heung-Min Son (Totenhem) 6 gola në 6 ndeshje: 1 gol çdo 70 minuta

Fabio Kualjarela (Sampdoria) 6 gola në 5 ndeshje: 1 gol çdo 74 minuta

Timo Verner (Laipcig) 5 gola në 5 ndeshje: 1 gol çdo 90 minuta

Herri Kejn (Totenhem) 5 gola në 6 ndeshje: 1 gol çdo 90 minuta

Mohamed Salah (Liverpul) 5 gola në 6 ndeshje: 1 gol çdo 92 minuta

Pierr-Emerik Obamejang (Arsenal) 5 gola në 6 ndeshje: 1 gol çdo 108 minuta

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.