Presioni i Ikardit: Nuk luaj pa më kërkuar falje publike!

0

Sulmuesi i Interit, Mauro Ikardi është çështja më e përfolur në Itali dhe të gjitha mediat evropiane po i japin një vëmendje të madhe argjentinasit. Ajo që është publikuar disa minuta më parë nga “Corriere Della Sera” ka marrë vëmendjen më të madhe.

Sipas tabloidit italian, Ikardi po pret një falje publike nga skuadra e Interit, pasi ka sakrifikuar shumë për këtë fanellë dhe nuk e meriton një trajtim të tillë. 26-vjeçari iu bashkua Interit në vitin 2013 nga skuadra e Sampdorias dhe ka qenë një nga lojtarët më të mirë për zikaltrit ndër vite.

Sulmuesi ka mbetur shumë i zhgënjyer nga veprimi i fundit i klubit, që vendosi t’ia kalonte shiritin e kapitenit portierit Handanoviç. Ai nuk është stërvitur gjatë ditës së djeshme dhe sot nuk do të zbresë në fushë kundër Sampdorias. Lojtari ka një dëmtim në këmbë prej kohësh, por ka vendosur të mos sakrifikojë më. Nëse nuk vjen ndjesa e klubit zikaltër, Ikardi po merr parasysh dhe faktin për të mos zbritur më në fushë deri në fund të sezonit.

Sipas lojtari çështja e shiritit nuk ka të bëjë me gruan dhe agjenten e tij, Uanda Narën, por me faktin që klubi dëshiron ta shesë në fund të sezonit. 26-vjeçari mohon që ai të ketë shkaktuar probleme në grup, madje pretendon se ka marrë disa mesazhe nga shokët e skuadrës, të cilët i shkruajnë se ai është kapiteni i vetëm i tyre.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.