“Presioni” i De Laurentis: Ja e vërteta e Ikardit, Interi t’i harrojë lojtarët tanë

0

Mauro Ikardi është kryefjala e merkatos italiane. Argjentinasi nuk dëshirohet më nga Interi dhe pritet të largohet në një ekip të madh brenda Serie A. Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat që përmbushin kërkesat e sulmuesit. Në Maltë është organizuar një mbledhje me presidentët e ekipeve më të mëdha, ku mes tyre nuk mund të mungonte Aurelio De Laurentis.
Presidenti napolitan në një prononcim për “Corriere dello Sport”, tërhiqet në luftën për Ikardin dhe sulmon drejtuesit zikaltër mbi ofertat e shumta të tyre kundrejt lojtarëve të Napolit. Kjo mosmarrëveshje mes dy klubeve i bën të kaltrit të heqin dorë nga argjentinasi. De Laurentis thekson se nuk ka ndërmend të lëshojë asnjë yll të skuadrës.

“Ikardi? Jo tani. E kemi ndjekur situatën e tij tre vite më parë. Tani kolegët e mi më thonë se Interi më kërkon mua të çmontoj skuadrën dhe se zikaltrit kanë kërkuar lojtarët tanë më të mirë. Por nuk kam ndërmend t’i shes ato. Insinje? Ai është një futbollist që mund të luajë në çdo ekip të madh evropian.”

“Për momentin është në Napoli dhe jemi të gëzuar. Kampionët tanë nuk janë në shitje. Kjo do të ndodhte vetëm nëse ne do të merrnim një lojtar më të fortë. Shumë njerëz flasin, por gjërat janë siç po ju them unë”, u shpreh presidenti napolitan.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.