“Presion” nga Spanja, Juventusi përdor kartën e fundit

0

Pol Pogba foli gjatë ditës së djeshme për largimin nga Mançester Junajtid dhe Reali me Juventusin janë zyrtarisht në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit kampion bote.

Gara do të zgjasë shumë, por Reali është në avantazh. Kështu raporton “AS”, që citon një burim pranë lojtarit francez. Pogba dëshiron Realin dhe Zidan. Trajneri është ai që e ka kërkuar më shumë se të gjithë dhe diçka e tillë vlerësohet shumë nga mesfushori.

Por, Juventusi nuk dorëzohet. Bardhezinjtë kanë në anën e tyre agjentin. Perez nuk e pëlqen Rajolën, i cili ka një raport perfekt me familjen bardhezi. Mos harrojmë Mançester Junajtid. Mund të bllokojë gjithçka ose duhen derdhur 160 milionë euro. Asnjë cent më pak. Gara për Pogba vazhdon. Për momentin kryeson Reali…

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.