Presidenti Meta vizitë në Azerbajxhan, takon dy futbollistët kuqezinj

0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka nisur ditën e sotme një vizitë zyrtare në Azerjbaxhan.  Takim i parë i kreut të shtetit në Baku ka qenë me dy figura të sportit.

Bëhet fjalë për dy futbollistët e kombëtares sonë, Ansi Agolli dhe Sabien Lilaj, që aktivizohen në kampionatin azer.

Në një postim në llogarinë zyrtare të Metës në “twitter”, ai ka postuar një foto të takimit me dy futbollistët ku shkruan:  Kënaqësi e veçantë që vizitën në Baku të Azerbajxhanit ?? ta nisja me një takim të ngrohtë me dy nga ambasadorët tanë më të mirë këtu, futbollistët e shquar Ansi Agolli dhe Sabien Lilaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.