Presidenti Meta: Penalltinë, as me të majtën dhe as me të djathtën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është një tifoz i zjarrtë dhe po e ndjek me vëmendje Kupën e Botës. Ditët e fundit Meta është shfsqur disa herë në televizion, në lidhje direkte me emisionet e shumta sportive në vend.

Mbrëmë meta ndoqi Serbi-Zvicër dhe u lidh direkt me emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Interesante ishte pyetja nga gazetari Skerdilajd Sulozeqi: “Supozojmë se mund të ishit kapiten i kombëtares shqiptare, nëse do të gjuani që Shqipëria të shkojë në Botëror, do të qëlloni me këmbën e majtë apo të djathtë?

Diplomaci dhe humor në përgjigjen e Presidentit: “Pyetja është tepër provokuese, por unë mbaj mend se kur ishim fëmijë dhe lozte Gim Murati. Gim Murati ishte futbollist i jashtëzakonshëm që bënte golat me kokë. Zakonisht ishte dhe një tifoz shumë i njohur i Partizanit, i cili sa herë që kishte probleme thoshte penallti arbitër, ta gjuajë Murati me kokë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *