Presidenti Meta, mesazh ngushëllimi për Dhales

Vdekja e Perikli Dhalesit ka prekur gjithë botën e sportit dhe nuk mund të qëndronte indiferent as presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili me një postim në faqen e vet ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ikonës së Tiranës dhe futbollit shqiptar.

“U hidhërova jashtë mase nga lajmi për ndarjen nga jeta të futbollistit të dashur, Perikli Dhales.
Perikli Dhales ishte ikonë e ekipit bardheblu që ndërlidhi dy gjenerata kampionësh të këtij klubi të madh.
Ai ishte një model i denjë i Tiranës së lavdishme që sfidoi Ajaksin e Amsterdamit në kulmin e lavdisë së tij, në vitin 1970.
Perikliu është dalluar për kontributet e spikatura, jo vetëm me ekipin e Tiranës, por edhe me ekipin kombëtar.
Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët, të afërmit, botën e futbollit dhe tifozët bardhë e blu”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *