Presidenti ka punë, ndeshja ndërpritet në minutën e 67

0

Të shohësh një ndeshje futbolli që të luhet për 67 minuta për të kaluar direkt te gjuajtjet e 11-metërshave, pasi presidenti i vendit ka axhendë të ngarkuar, është një ngjarje e paprecentë në futboll. Por çdo gjë e ka një herë të parë dhe futbolli nuk bën përjashtim. Ngjarja e çuditshme ndodhi në Mauritani, në ndeshjen e Superkupës mes skuadrave Tevragh dhe ACS Ksar.

Në minutën e 67, arbitri në mënyrë të papritur fërshëlleu tre herë duke treguar fundin e kësaj sfide, rezultati i së cilës deri në atë moment ishte 1-1. Arsyeja? Presidenti i atij vendi kishte një takim tjetër ku duhej të ishte i pranishëm, kështu që dha shenjën për mbylljen përpara kohe të takimit, duke i çuar skuadrat te gjuajtjet e 11-metërshave.

Ky lajm bëri bujë dhe u publikua në të gjitha mediat ndërkombëtare, gjë që solli edhe reagimin e Federatës së Futbollit të Mauritanisë, që bëri të ditur se kjo ndeshje nuk u ndërpre me urdhër të presidentit, por për shkak të festimeve në vend për 55-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Sa për kronikë, Superkupa u fitua nga skuadra e Tevragh.

/ Top Channel

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here