Presidenti i zikaltërve të lë pa fjalë: Para se të blija Inter, nuk kisha parë kurrë një ndeshje futbolli

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka treguar një sinqeritet të tepruar. Në një mbledhje të fundit mes presidentëve të ekipeve të njohura në Europë dhe me pjesëmarrjen e UEFA-s, është folur për disa çështje në veçanti.

Problemi kryesor i diskutuar ka qenë “Fair Play Financial”, që ka sjellë edhe shumë dënime nga organizimi i lartë i futbollit, që nuk është kursyer në vitet e fundit. Ajo që ka bërë më tepër habi ishte fakti se Zhang është shprehur se nuk kishte parë kurrë një ndeshje futbolli, para se të merrte zikaltrit.

“Sot kemi folur për problemin e “Fair Play Financial”. Kam kaluar thuajse një vit për të kuptuar mënyrën sesi funksionon e gjitha kjo. Para se të blija Interin, nuk e kisha parë kurrë një ndeshje futbolli, ishim kompani e thjesht”, ka thënë Zhang. /Sport Ekspres/