Presidenti i vë vulën: Akoma duhet ta përsëris?! Grizman qëndron me 3000%!

0

Antuan Grizman është “ylli” i Atletikos së Madridit. Francezi rinovoi verën e kaluar deri në vitin 2023, duke refuzuar ofertën e një klubi si Barcelona. Kohët e fundit kanë dalë prapë në skenë zërat e një kalimi të sulmuesit në Katalunjë, por kjo gjë nuk ka shanse të ndodhë, sipas Enrike Cerezos.

Presidenti i Atletikos ka konfirmuar edhe njëherë faktin që Grizman nuk do të largohet, madje tregohet tepër i bindur në atë që thotë.

Antuan do të qëndrojë tek Atletiko. Kjo është e sigurt 3000%! Edhe sa herë duhet ta përsëris diçka të tillë. Më marrin çdo pesë minuta dhe më pyesin se çfarë po ndodh. Grizman është një futbollist i Atletikos së Madridit”, përfundon presidenti i klubit “colchoneros”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.