Presidenti i UEFA-s sulmon teknologjinë: Sot nëse ke hundë të madhe, të nxjerrin pozicion jashtë loje

Teknologjia është duke u përfshirë gjithmonë e më tepër në sport, ndërsa në kohët e fundit është VAR-i që kthehet shumë shpesh në qendër të polemikave. Jo ndonjë gjë për t’u habitur, pasi edhe atje janë njerëzit që marrin vendime në fakt dhe gabimet janë të kuptueshme në disa raste.

E gjitha kjo është projektuar për t’i evituar sa më tepër gabimet, por presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për “Daily Mirror” ka sulmuar teknologjinë: “Sot nëse ke një hundë të madhe, të nxjerrin pozicion jashtë loje. Gjithashtu linjat dhe vizat hiqen nga VAR. Pra, është shumë subjective. Propozimi ynë është që të diskutojmë një rregull të ri dhe të ketë një tolerenancë prej 10-20 centimetrash”, ka thënë Ceferin. /Sport Ekspres/