Presidenti i Romës: Milani po bën një çmenduri

“Është një shaka, një çmenduri, ata nuk i kanë ato para. Gjithë kjo është pa kuptim. UEFA po sillet në mënyrë skandaloze”.

Sulm i hapur ndaj Milanit nga Xhejms Palota, presidenti i Romës, i cili praktikisht bëhet armiku i parë i Milanit kinez, që këtë verë ka habitur të gjithë, duke ribërë skuadrën, me thuajse 200 milionë euro shpenzime.

“Kinezët po e ndërtojnë Milanin me borxhin e marrë nga fondi Eliot, shefin e të cilit e kam mik. Të jeni të bindur që kinezët nuk do i shlyejnë dot borxhet dhe Eliot do ua marrë Milanin. Po shpenzojnë jashtë logjike, do ta pësojnë keq”, shton Palota, i cili te Roma këtë verë ka shitur disa nga yjet e skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *