Presidenti i Riverit replikon me homologun e Bokës: Boll më, tregohu burrë!

Ne nuk pranojmë të luajmë ndeshjen e kthimit! Në vitin 2015 jemi skualifikuar për një ngjarje të ngjashme. Ka precedentë për atë që kërkojmë dhe prandaj presim me qetësi për atë që d9o të vendosë gjykata. Nëse është e nevojshme do të shkojmë dhe në CAS“, u shpreh dje presidenti i Boka Zhuniors, Daniel Angelici.

Presidenti i Riverit (majtas) dhe ai i Bokës (djathtas)

“CONMEBOL” ka vendosur të zhvillojë derbin e famshëm jashtë Argjentinës, ndërsa Asunsion, kryeqyteti i Paraguait, ndodhet në “pole-position” për të pritur duelin e zjarrtë. Pas reagimit të presidentit të Bokës, ka ardhur dhe replika e homologut të Riverit.

I them presidentit të Bokës që ka ardhur momenti për të thënë boll më, për të lënë mënjanë fjalët dhe të vijë për të luajtur ndeshjen. Ai ka firmosur bashkë me mua dokumentin e ‘CONMEBOL’, dhe dha fjalën e tij përpara meje dhe presidentit të konfederatës. Mos të merret me fjalët që i thonë, por të mbajë fjalën e dhënë. Në jetë duhet të kesh vlera, po na ndjek e gjitha bota dhe është momenti t’i japim fund këtij turpi. Jam shumë i pikëlluar për atë që ka ndodhur dhe shpresoj të të arrijmë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur“, përfundon Rodolfo D’Onofrio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *