Presidenti i Napolit shpërthen kundër Higuainit

0

Tani që gjithçka është zyrtarizuar, ndoshta De Laurentiis, presidenti i Napoli-t, provon më shumë zhgënjim sesa zemërim. Kalimi i Higuain tek Juventus është një plagë që, në aspektin sportiv mund të shërohet me blerje të rëndësishme në merkato, por në aspektin njerëzor ka lënë një shije shumë të hidhur. “Gjysmë ore pasi u informuam nga Juventus për vendimin e tyre për të paguar klauzolën, – ka thënë presidenti ‘axurr’, – kemi filluar të mendojmë për të ardhmen. E kuptuar, që nga deklaratat e para të vëllait të Higuain, se ekzistonte rreziku që të viheshim në kërkim të një qendërsulmuesi tjetër, dhe për këtë arsye kemi filluar të vlerësojmë zgjidhjet e mundshme, por nuk mendonim seriozisht se do të largohej, as se do të harronte kaq shpejt tre vitet e kaluara me ne”.

“Ka nga ata që thonë se është e ekzagjeruar të flasësh për tradhti, ndërsa unë mendoj të kundërtën, sepse kjo zgjedhje përmbledh kuptimin e plotë të fjalës tradhti, që përfshin edhe mosmirënjohjen. Tani dua që kjo çështje të mbyllet pa shumë polemika. Mbetet konsiderata ime për Juventus-in, por mendoja se do të mbanin një qëndrim të ndryshëm. Është e vërtetë se ekzistonte një klauzolë, nuk është bërë asnjë shkelje, nëse nuk marrim parasysh vizitat mjekësore të zhvilluara natën, por në këtë futboll pa skrupuj, nuk ka respekt as për ndjenjat”, ka përfunduar De Laurentiis.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image