Presidenti i Milanit: Do kthehemi të mëdhenj, kemi ende surpriza

Deri tani Milani ka tejkaluar çdo parashikim në treg, duke bërë superblerje, e fundit ajo e Leonardo Bonuçit.

Megjithatë, presidenti kuqezi Jonghong Li nuk ndalet me kaq dhe premton: “Do të kthehemi të mëdhenj në Itali dhe në Europë”. Gjatë një konference për prezantimin e China Neit Generation Education Foundation, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit e lojtarët e Milanit, Li ka folur për fushatën e blerjeve: “Që në ditën e parë garantova blerje për Milanin dhe do t’i befasojmë sërish tifozët”.

FASONE – Në konferencën për shtyp në Kinë ka folur edhe administratori i deleguar kuqezi, Marko Fasone: “Kemi përgjegjësinë që të ndërtojmë një Milan të jashtëzakonshëm. Po e përforcojmë ndjeshëm skuadrën, që Montela e çoi deri në vendin e gjashtë, duke na siguruar një vend në Europa League. Tani po afrojmë lojtarë të rëndësishëm dhe çdo ditë lojtarë të nivelit botëror kërkojnë informacione për projektin tonë. Ky është një nder i madh për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *