Presidenti i Lionit jep lajmin e befasues për Fekirin…

Nabil Fekir ishte shumë pranë transferimit tek ekipi i Liverpulit për një shumë rekord, por kalimi i fantazistit francez në Angli nuk u finalizua për shkak të disa problemeve fizike që nxorrën analizat mjekësore.

Tani fati i Fekir ka marrë një kthesë 180 gradë. Ka qenë vetë presidenti i klubit të Lionit Zhan Mishel Olas, i cili ka folur për të ardhmen e kapitenit të skuadrës së tij.

“Fekir do të qëndrojë me ne edhe për të paktën një sezon. Ai është një ndër lojtarët më të mirë francez dhe prandaj nuk mundemi të pranojmë oferta qesharake për të”, tha Olas.

Problematika që po step klubet elitare nëpër Europë për shërbimet e Fekirit ka të bëjë me ligamentet e gjurit të tij, që nuk e kanë marrë veten plotësisht nga një operacion i kryer rreth dy vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *