Presidenti i Laçit e thotë hapur: Unë nuk i shpërdoroj lekët e mia, të paguaj për atë që nuk punon

Mbi vendimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, ka folur edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska. Në një intervistë për “Fan Zone”, numri një i kurbinasve është shprehur se nuk mund të shpërdorojë lekët e tij në këtë moment për futbollistët, në një kohë që nuk punohet dhe janë në shtëpi.

“Si do funksionojë sporti në këtë periudhë? Nuk mundem unë që të shpërdoroj lekët e mia. Tek mua paguhet ai që punon, klubi nuk mund të mbyll llogaritë në këtë periudhë. Për kryeministrin, i them që ne i deklarojmë të gjitha ato që i japim. Nëse këta mendojnë se lojtarët duhet të ushqehen si një punëtor i thjeshtë, nuk di se çfarë të them. Deri tani nuk shoh asnjë dritë jeshile. Jemi para një kolapsi”, tha Pashk Laska. /Sport Ekspres/