Presidenti i Lacios: Më kritikuan, por ja kush është Strakosha

0

Sezonin e shkuar, kur Thomas Strakosha luante te Salernitana në huazim nga Lacio, të shumtë ishin ata që akuzonin presidentin Klaudio Lotito që nuk çonte futbollistë cilësorë te Salernitana. Duhet kujtuar se Salernitana është blerë nga Lotito, i cili ka çuar disa lojtarë të rinj në huazim aty, por vjet u rrezikua rënia dhe këtë sezon vetëm në javët e fundit skuadra jugore është ngjitur ndjeshëm në renditje, aq sa ëndërron edhe një vend në play-off për ngjitje në Serinë A.

Kjo ecuri e mirë ka bërë që Lotito të shijojë një hakmarrje të vogël ndaj gjithë kritikëve, duke u kundërpërgjigjur: “Salernitana më pëlqeu shumë në fitoren kundër Askolit. Minala në mesfushë ka shktuar ndjeshëm cilësinë. Salerno është një pjacë që ka shumë anë pozitive, por edhe anë negative. Njerëzit shpesh duan të bëjnë trajnerin ose Drejtorin Sportiv. Skuadra mund të përfitonte nga bashkëpunimi me Lacion, por u krijua një atmosferë armiqësore dhe bëhet e vështirë që të rikuperohen psikologjikisht disa të rinj pa eksperiencë dhe që gjenden në vështirësi, edhe pse të zotë. Nuk është e lehtë për një djalosh kur, pas një gabimi, e fishkëllen stadiumi dhe vihet në diskutim.

“Shihni Strakoshën, në këtë moment është portieri i parë i Lacios, titullar në kombëtaren shqiptare dhe po rritet jashtëzakonisht. Shumë njerëz më akuzonin se e kam transformuar Salernitanën në një shtojcë të Lacios, unë e kam respektuar atë opinion, edhe pse e konsideroja të gabuar. Edhe kur çova Minalan te Salernitana, më thanë që çoja lojtarë që nuk vlejnë, por tani e shohin të gjithë sa djalë serioz është, sa mirë po sillet dhe që bën diferencën. Në Salerno dërgoj lojtarë të vlefshëm, jo mbeturina”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image