Presidenti i ka motivuar me premio, Albi Doka tregon supersticionin para ndeshjeve

0

Tirana po gëzon një formë të mirë që nga ardhja e Egbosë në stolin bardheblu. Plot 5 fitore në po aq ndeshje të arritura nga kryeqytetasit, që tashmë i kthehen sërish luftës për titull. Një gjë të tillë e konfirmon edhe mbrojtësi Albi Doka për emisionin “Ora Sport”. Futbollisti i Tiranës është shprehur gjithashtu edhe për mënyrën se si presidenti ka vendosur t’i motivojë këto 5 ndeshje të fundit, ndërsa ka zbuluar gjithashtu edhe supersticionin e tij përpara çdo takimi.

“Shpresoj që të ecim drejt rrugës për titull. Kemi marrë 5 fitore në 5 ndeshje dhe shpresojmë që të vazhdojmë drejt këtij objektivi. Presidenti deri më tani, në këto 5 fitore që kemi marrë deri tani, na ka dhënë 2 premio. Jam supersticioz dhe në çdo ndeshje dal me palestrinat bardheblu me numrin 17 dhe me shiritat bardheblu në dorë.

Kukësi-Partizani? Unë bëra tifo për një barazim në ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit. Nëse do të dilte kështu, Kukësi do të mbetej 1 pikë pas nesh, ndërsa Partizani mbetej 3 pikë pas nesh”, ka thënë Albi Doka./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.