Presidenti i Getafes kërkon vetë eliminimin nga “Europa League”: Nuk luajmë ndaj Interit, ta humbim në tavolinë

0

Getafe mund të quhet me shumë mundësi e eliminuar nga “Europa League”. Spanjollët kishin në short Interin, në një nga ndeshjet më të bukura të këtij turneu. Por gjendja e fundit në Itali ka ngritur alarmin dhe presidenti i Getafes është i qartë në idenë e tij.

Lojtarët dhe stafi nuk do të shkojnë për asnjë arsye në Itali, për shkakun e Koronavirusit. Duke përfshirë këtu edhe humbjen 3-0 në tavolinë për braktisje të ndeshjes, duke ia bërë kështu thuajse të pamundur Getafes që të shpresojë për ndeshjen e kthimit në një kualifikim.

“Getafe nuk do shkojë në Milano edhe nëse humbim në tavolinë. I kërkuam UEFA-s një zgjidhje alternative. Nëse nuk ndryshohet, ne nuk udhëtojmë në Itali se atje ka alarm nga Koronavirusi”, shprehet Angel Torres. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.