Presidenti i ekipit për Ergys Kaçen: Jam lodhur me marrëzitë, PAOK-u nuk e kthen dot huazimin

Ergys Kaçe përfundoi verën e shkuar drejt ekipit grek të AEL Larisës në formën e huazimit, që zgjat deri në fund të qershorit të ardhshëm. Mungesat e hapësirave te skuadra e Paokut bënë që të ndodhte ky transferim, i cili ka sjellë më tepër minuta në këmbët e mesfushorit shqiptar. Porn ë Greqi kanë qarkulluar lajme se klubi nga Selaniku që ka shërbimet e Kaçes mund të tërhiqte mbrasht këtë huazim, duke bërë që lojtari të kthehej edhe një herë te Paoku.

Ndërkohë këto zëra i ka hedhur poshtë presidenti i AEL-it, i cili thekson se këto fjalë janë vetëm marrëzi dhe se askush nuk mund të kthejë mbrapsht një huazim të tillë përpara datës së përfundimit të shënuar në kontratë. Madje shton se edhe nëse një gjë e tillë do të lejohej, nuk e beson se një klub si Paoku vepron në një mënyrë të tillë.

“Jam lodhur duke lexuar marrëzi nga ndonjë portal kureshtar, që gjoja sepse PAOK bëri ndërhyrje shtesë në Komitetin Profesional të Sportit, do të ndalojë huazimin e Warda dhe Kaçes për ne.

Gjëja e parë që duhet të them është se PAOK nuk ka asnjë mundësi ta kthejë mbrapsht huazimin sepse në marrëveshjen me shkrim shprehet në mënyrë të qartë që skadon në 30/6/2020, ku PAOK nuk do të ketë të drejtë ta ndërpresë atë.

Pavarësisht, nuk mund ta imagjinoj që administrata e PAOK-ut, dhe veçanërisht Ivan Savvidis, veprojnë në futbollin grek në një mënyrë të tillë, edhe nëse do të lejoheshin të ndalonin huazimet. Unë e njoh Ivan Savvides dhe jam i sigurt se edhe pse ai është pikëlluar nga ndërhyrja shtesë që kam bërë në emër të ekipit tim, ai e di që kam të drejtë”, ka thënë Alexis Kougias./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *